Mustafa udhëton për në Paris në Samitin e Liderëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa udhëton për në Paris në Samitin e Liderëve

    Insajderi
    03 July 2016 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Paris ku do të marr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Të hënën, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm presidenti francez François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern, kryeministri italian Matteo Renzi, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

    Në samitin e tretë që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Gjatë punimeve të Samitit do të bëhet vlerësimi i progresit të arritur në projektet e deritashme si dhe pritet të iniciohen projekte të reja, transmeton lajmi.net.

    Temë e Samitit do të jenë edhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve në rajon, fuqizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve.

    Gjatë Samitit të Parisit, kryeministri Mustafa do të takohet me drejtuesit e shteteve të BE-së si dhe homologët nga vendet e rajonit.

    Takime të ndara, kryeministri Isa Mustafa, do të zhvillojë edhe me drejtues të lartë të Bashkimit Evropian, ku do të theksojë përkushtimin e Republikës së Kosovës në proceset euro-integruese si dhe do të kërkojë përkrahje për fillimin sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark