Insajderi
Lajme

Kosovarët as këtë vit nuk do të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit

Insajderi
03 July 2016 - 14:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Megjithëse udhetarët nga Kosova që frekuentojnë bregdetin shqiptarë janë pro taksës rrugore prej 5 eurove për një automjet, rruga e Kombit edhe këtë sezonë verore nuk do të jetë me pagesë. Këtë e ka konfirmuar komisari i policisë rrugore të Shqipërisë Sokol Zefi.

E përfolur për mungesë  të elementeve të sigurise, “Rruga e Kombit” pritet të ketë edhe taksën e saj për mirmbajtje, e që qytetarët e Kosovës, e mirëpresin vendimin që pritet të marrë Qeveria e Shqipërisë për dhënien me konçesion të kësaj rruge, njofton Televizioni Publik i Kosovës.

Sokol Zefi komisari i policisë rrugore të Shqipërisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat dhe po punohet maksimalisht në rregullimin e sinjalistikave dhe mbylljen e kyqjeve të paligjshme në rrugën Kukës – Durrës. Por sipas tij, edhe në këtë sezonë turistike asgjë nuk do të ndryshojë për pushuesit nga Kosova përsa i përket pagesës rrugore.

Pagesa në “Rrugën e Kombit”, sipas njoftimeve të Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë , do të jetë 5 euro për automjet.

Vetëm në 2015-ën, sipas të dhënave të Policisë Kufitare në Morinë ,janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1 milionë 849,987 hyrje-dalje të automjeteve.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark