Mblidhet Kryesia, demarkacioni s’pritet të jetë në rend dite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet Kryesia, demarkacioni s’pritet të jetë në rend dite

    Insajderi
    04 July 2016 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e radhës. Në këtë seancë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

    Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se Kuvendi është duke pritur Qeverinë që ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

    Grabovci i ka thënë gazetës ‘Epoka e Re’ se është e rëndësishme që vendimi për demarkacionin të jetë në përputhje me interesin e shtetit, ruajtjen e tërësisë territoriale dhe vullnetin e qytetarëve.

    Ai gjithashtu i ka bërë thirrje opozitës që të japë kontributin e vet konstruktiv në Kuvend, duke ofruar argumente të cilat sipas tij, ndihmojnë në përcaktimin e drejtë të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark