Si krahasohet gjiganti Kinez i medias sociale me Facebook - Insajderi
×
Teknologji

Si krahasohet gjiganti Kinez i medias sociale me Facebook

Insajderi
22 May 2018 - 09:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Javën e kaluar gjiganti Kinez Tencent publikoi raportin e parë financiar të 2018-ës duke dërguar aksionet në vlera rekord.

Aktiviteti i kompanisë është kryesisht i përqendruar në median social dhe lojërat.

Duke qenë se mediat sociale si Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat nuk janë të lejuara në Kinë, ekosistemi është i lirë për kompanitë vendase.

Platforma si QQ, QZone dhe WeChat janë shumë popullore dhe kanë miliona përdorues. Kompani e cila i ka në pronësi, Tencent, po lufton prej muajsh me Alibaba për pozitat e liderit në këtë industri.

Infografiku i paraqitur mëposhtë tregon se ku gjendet rrjetet sociale të Tencent krahasuar me ato të Facebook.

Tencent raportoi 11.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 3.8 miliardë dollarë fitim në tre mujorin e parë ndërsa Facebook 12 miliardë dhe 5 miliardë respektivisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark