Insajderi
Lajme

Hahn: 96 milionë euro për Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën

Insajderi
04 July 2016 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha se BE-ja do të sigurojë 150 milionë euro për infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, duhet zbatuar plotësisht reformat  me qëllim të rritjes së konkurrencës në rajon.

Hahn në një samit të mbajtur në Paris, ai theksoi se “pavarësisht nga përfitimet e bollshme, ende ka nevojë për përfitim” në reformat për sektorët e transportit dhe energjetikës, në të cilën është arritur marrëveshja në takimin e kaluar në Vjenë.

‘’Ne vendosëm të që të investojmë 96 milionë euro për infrastrukturën në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Ne gjithashtu do të ofrojmë 50 milionë euro për mirëmbajtjen e energjisë elektrike në banesa dhe projekte të tjera në hidroenergji”, deklaroi Hahn, njofton Insajderi.

Hahn gjithashtu garantoi se BE-ja ka për të investuar miliarda euro deri në vitin 2020. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark