
Nuk ka përmendur emra, por kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në mënyrë indirekte e ka thumbuar ish-bashkëpartiaken e tij Alma Lama, për raportimet e fundit si ajo është afër ‘shpërblimit’ me postin e Ambasadores në Itali për votën e saj në seancën e zgjedhjes së Presidentit.
Ahmeti ka lenë dyshime se rastet si kjo e deputetes Alma Lama, janë kur me votë të shitur fitojnë poste, të cilat ai thotë se do të zgjasin vetëm deri në pazarin e ardhshëm.
“Postet e votat nuk janë të përhershme, por emri e veprimet mbesin. Kur e shet votën e deputetit për post për punë pazari, ai post zgjat vetëm deri te pazari i ardhshëm. E kur mbetesh pa post, të mbetet emri e veprimet. E mandej nuk ke çka shet më. Moral jo se jo, votë edhe më hiq, e mendimet e emrin nuk ti blen më kush”, ka reaguar kreu i Prishtinës në Facebook. /Insajderi.com