
Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shqiptarët në Maqedoni janë aq të rrezikuar saqë duhet ta mbrojnë vetën.
Këto deklarime, Selimi, i ka bërë duke reaguar për vrasjen e qëllimshme të fëmijës së një familje shqiptare nga një familje tjetër maqedonase.
“Gjithandej lajme për vrasjen e Almirit, shqiptarit të vogël që u ekzekutua me veturë nga një vrasës sllavomaqedonas”, ka shkruar Selimi në Facebook.
E “kaq shumë lajme për vrasje e kaq pak shpresë”, sipas Selimit flasin për një “jetë më të mirë të shqiptarëve atje”.
“ Vëllezër kumanovarë shqiptarë, rrini vetit gati”, ka shkruar në fund Selimi.
Por Selimi nuk e ka bërë të ditur se në cilën mënyrë shqiptarët “duhet t’i rrinë gati vetit” e as metodat.