Nudo këndon himnin e flamurit kombëtar - rebelimi i artistes kosovare - Insajderi
×
Kulturë

Nudo këndon himnin e flamurit kombëtar – rebelimi i artistes kosovare

Insajderi
28 May 2018 - 19:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja Nurhan Qehaja ka hapur ekspozitën e saj me emër “The Flag” të cilën e ka punuar përgjatë studimeve të saj në Fakultetin e Arteve Vizuale në Zelandën e Re.

Ajo ka vendosur që instilacionin e saj ta ndaj edhe me publikun kosovarë. Ekspozita e artistes Qehaja është një video instilacioni i quajtur “The Flag” ku në video ajo shihet duke kënduar himnin kombëtar nudo, shkruan Insajderi.

Kjo performancë shihet si një akt rebelimi nga ana e artistes, që vjen si pasojë e ndikimit të identitetit nacional në formimin e saj personal si dhe reflektimin e artistes kundrejt idesë kombëtare.

“Rade Tape” është një video instilacion i cili flet për identitetin nacional mirëpo në këtë artistja Qehaja ka theksuar se është një tregim personal dhe emocional.

Përsëritja e aktit me shiritin e kuq duket se të jep ndjenjën e dualizmit përbrenda vetes.

Kjo ekspozitë është duke u mbajtur në galerinë “Motrat” dhe është e hapur vetëm sonte. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark