Rama: Prishtina, problemi më i madh mes Beogradit dhe Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Prishtina, problemi më i madh mes Beogradit dhe Tiranës

    Insajderi
    06 July 2016 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Tirana dhe Beogradi përgjithësisht i kanë marrëdhëniet e mira por problemi më i madh qëndron te statusi i Kosovës.

    Kryeministri Rama për gazetën “Veçernje Novosti”, theksoi se “mosnjohja e Kosovës është një shenjë e mosvullnetit për të hapur një konfrontim mes së kaluarës dhe së ardhmes”.

    Rama, gjithashtu tha se edhe Serbia dhe Kosova kanë arritur që t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre dhe se kjo është arritur në saje të “ punës së udhëheqjes së Aleksandër Vuçiqit” dhe nga ana tjetër e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

    Ata, pra kanë arritur progres rreth dialogut Prishtinë-Beograd. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark