Insajderi
Lajme

Selimi: Kadri Veseli është “sherrbudallë”

Insajderi
06 July 2016 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kërkesat e partive opozitare për anulimin e marrëveshjes për demarkacionin kufitar me Malin e Zi nuk është kauzë false ashtu siç e kanë quajtur liderët e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se kauza false do të ishte vetëm nëse toka e Kosovës është false.

Ai në një emision të televizionit Rrokum ka thënë se me insistimin e tij se marrëveshja është në rregull, presidenti Hashim Thaçi po bëhet president i Malit të Zi ndërsa Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin e ka quajtur “sherrbudallë.”  Rexhepi nuk ka kursyer as kryeministrin Isa Mustafa, për të cilin ka thënë se është njëri oportunist./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark