
Komuna e Prishtinës ka njoftuar të enjten se se nga e marta, më 12 korrik, rruga “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe ASK (American School of Kosova), e pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore në të nga Ndërmarrja “Termokos”.
Në kuadër të rehabilitimit të rrjetit të ngrohjes, Ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj, njofton Komuna e Prishtinës përmes një komunikate.
“Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë”./Insajderi.com