Insajderi
Lajme

Javën e ardhshme fillojnë gërmimet afër kishës në UP

Insajderi
08 July 2016 - 08:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës të mërkurën e javës së ardhshme do të fillojnë gërmimet për dyshimet se aty ka varrezë masive. Gërmimet janë paraparë të zgjasin dy ditë.

Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se javën e  ardhshme në  kampusin universitar, përkatësisht afër kishës ortodokse do të fillojnë gërmimet vlerësuese për varrezë masive.

 Gërmimet vijnë pas informatave të dy qytetarëve të ndryshëm që thonë se gjatë vitit 1999 kanë parë  forcat serbe duke gërmuar në këtë lokacion.

Ndërkaq koordinatori i Komisionit qeveritar për Persona të zhdukur Kushtrim Gara , ka thënë se me kërkesë të këtij Komisioni dhe familjarëve të të pagjeturve Prokuroria Speciale ka lëshuar po ashtu urdhëresë duke autorizuar gërmimet, njofton televizioni Publik i Kosovës.

Ndërkaq  pas 10 javë punimesh  gërmimet vlerësuese në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë me arsyetimin e palës serbe se  ka mungesë fondesh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark