UP mirënjohje për kandidatët që e promovuan në Albanian ICT Awards - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    UP mirënjohje për kandidatët që e promovuan në Albanian ICT Awards

    Insajderi
    08 July 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Prishtinës ndau mirënjohje për katër kandidatët pjesëmarrës në Albanian ICT Awards, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe arritjet e tyre të dalluara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe promovimin e Universitetit të Prishtinës.

    “Rektori Marjan Demaj, shpërndau mirënjohje për Prof. Dr. Blerim Rexha fitues i çmimit ICT Akademiku i Vitit 2015, Arta Shehu Zaimi finaliste në Kategorinë ICT Femra e Vitit, Arlinda Sheholli finaliste në kategorinë ICT Diploma e Vitit dhe Ilir Murturi finalist i kategorisë ICT Diploma e Vitit“, thuhet në njoftimin e rektoratit.

    Rektori i UP-së duke falënderuar profesorët dhe studentët për këtë përfaqësim u shpreh i gatshëm për të mbështetur dhe shpërblyer të gjithë akademikët dhe studentët të cilët përfaqësojnë dhe promovojnë Universitetin e Prishtinës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark