Insajderi
Lajme

SBASHK kundërshton testimin e mësimdhënësve

Insajderi
08 July 2016 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit e ka kundërshtuar paralajmërimin se mësimdhënësit në Kosovë duhet t`u nënshtrohen testeve me shkrim.

Rrahman Jasharaj  kryetari i SBASHK-ut, tha se është kundër kësaj kërkese pasi që kjo është degradim për mësimdhënësit.

“Po ashtu Ministria nuk ka kompetencë të vlerësojë dijen e mësimdhënësve sepse këtë e kanë bërë profesorët gjatë gjithë viteve”, tha ai.

Këtë kundërshtim e përkrahën edhe degët e tjera si ajo e Skënderajt, e Prizrenit e Malishevës por që kërkuan që të mos ketë test me shkrim por vetëm kontrolle shëndetësor.

“Punëtorët e arsimit kanë nevojë për një kontrollë shëndetësorë pasi që ka edhe të atillë që janë të sëmurë por për ta ruajtur vendin e punës shkojnë ashtu të sëmur, po ashtu ka edhe të atillë që kanë kohën e pensionimit”, tha Ramizi përfaqësues i SBASHK në Skenderaj. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark