Në “Hardh Fest 2016” performon edhe Elita 5 - Insajderi
×
Kulturë

Në “Hardh Fest 2016” performon edhe Elita 5

Insajderi
08 July 2016 - 14:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Për kokërr t’qefit”, është slogani i sivjetmë i festivalit të vjeljes së rrushit që mbahet po në qytetin e rrushit Rahovec, që do të nis me 2 shtator.

“Hardh Fest”, këtë vit do të sjellë shumë risi, ku siç edhe u tha nga organizatorët në një rrëfim për KultPlus, ky edicion do të vijë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.

Përgjatë tri ditëve e dy netëve të gjitha peizazhet vreshtare, rrushin, venën dhe rakinë rahovecianët do t`i ndajnë me gjithë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe regjionin me vlerat e larta promovuese.

“Këshilli organizativ është duke punuar intensivisht në detaje dhe finesa rreth “Hardh Fest 2016”, dhe është para finalizimit të aktiviteteve”, tha fillimisht njëri ndër organizatorët e këtij festivali Agron Sokoli, i cili tregoj se me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit “Hardh Fest”, këtë vit ka gjetur hapësirë në zgjerimin e aktiviteteve. /KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark