×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bashar al-Assad zotohet ta rimarrë kontrollin në Siri

    Insajderi
    12 February 2016 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti sirian, Bashar al-Assad u ka dhënë një goditje të shpejtë përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar armëpushim, për të ofruar ndihmë dhe për të promovuar një zgjidhje të negociuar për luftën në Siri,dhe është zotuar të rimarrë kontrollin e të gjithë vendit.

    Presidenti sirian po fliste për agjencinë e lajmeve AFP në Damask të enjten, disa orë përpara një marrëveshje që veç ishte arritur në Mynih në rregullimin e një ndërprerjeje të luftës dhe dërgim urgjent të ushqimit, barnave dhe furnizimeve tjera për qindra e mijëra civilë në zonat e rrethuara.

    Assadi tha se forcat e tij të armatosura do të përpiqen të rimarrin të gjithë Sirinë, por ka shtuar se përfshirja e vendeve të tjera “do të thotë se zgjidhja do të marrë një kohë të gjatë dhe do të ketë një çmim të rëndë”.

    Ai paralajmëroi për mundësinë e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga Turqia dhe Arabia Saudite, të cilat kanë mbështetur rebelët.

    Ministri saudit i punëve të jashtme, Adel al-Jubeir, tha të premten se largimi i Assadit është jetik për të mundur Shtetin Islamik. “Ne do t’ia arrijmë kësaj”, tha ai në konferencën e sigurisë në Mynih.

    Avionë rusë janë parë në veprim, në veri të Sirisë përsëri të premten.

    Udhëheqësi sirian pohoi gatishmërinë e tij për të folur – por ai nuk i ofroi asgjë forcave të cilat po kërkojnë ta përmbysin atë që nga viti 2011.

    “Ne kemi besuar plotësisht në negociata. Megjithatë, me negocim nuk do të thotë që ne ta ndalim luftën kundër terrorizmit. Të dyja anët janë të pashmangshme në Siri”, deklaroi Assadi.

    Fryma e komenteve të tij ishte e ditur, por toni sfidues nuk la një parandjenjë të mirë për zbatimin e marrëveshjes të hartuar nga Grupi Ndërkombëtar i Mbështetjes në Siri, i përbërë nga SHBA-ja, Rusia, Britania, Irani, Arabia Saudite dhe të tjerët.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark