Plazhet e Durrësit pa roje shpëtimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Plazhet e Durrësit pa roje shpëtimi

    Insajderi
    08 July 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkia e Durrësit pranon se këtë sezon turistik nuk do të ketë roje plazhi, aq të nevojshme për sigurinë e pushuesve në bregdet.

    Sipas kryetarit Vangjush Dako, shkak është jo vetëm mungesa e fondeve, por edhe fakti se ky shërbim duhet të ofrohet nga subjekte të liçencuara.

    “Këtë vit nuk kemi fonde sepse edhe ai është një problem. Por nuk kemi asnjë subjekt të liçencuar që të ketë bërë kërkesë pranë bashkisë për të kryer këtë aktivitet. Ne me punonjësit tanë të Komunales dhe Plazhit nuk e kryejmë dot këtë shërbim, duhet një subjekt për të realizuar gjithë sigurinë”, ka deklaruar Dako, shkruan Top Channel.

    Perveç mungesës së tyre, në të gjithë plazhin e Durrësit, që shtrihet nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, brezi ranor është zaptuar nga subjekte private që e shfrytëzojnë atë në mënyrë të paligjshme, pa shlyer asnjë detyrim ndaj bashkisë.

    “Ne me Inspektoriatin Urbanistik, Policinë Bashkiake dhe struktura të tjera do të ndërmarrim një aksion për lirimin e hapësirave të zëna padrejtësisht nga subjekte të ndryshme”, ka thënë Dako.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark