Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Itali – vdes shoferi shqiptar

Insajderi
08 July 2016 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën një shoferi shqiptar ditën e sotme. 54-vjeçari me banim në Piacenza vdiq menjëherë pasi mbeti i mbërthyer në kabinë, pas përplasjes mes dy automjeteve  në  autostradën e Brennes.

Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në përplasje, shkruan shekulli.al, transmeton Insajderi.

Autostrada mes Carpi dhe Campogalliano mbetet e mbyllur për të lejuar operacionet e shpëtimit të hetojnë dhe të zbardhin ngjarjen.  Bllokimi ka formuar radhë të gjata makinash në autostradë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark