Versioni Gay i këngës Qou Rexho [VIDEO] - Insajderi
×
Kulturë

Versioni Gay i këngës Qou Rexho [VIDEO]

Insajderi
07 June 2018 - 18:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga këngët folklorike që njihet për publikun shqiptarë, “Qou Rexho” është kthyer në një version ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Lendi Mustafa, një prej aktivistëve të komunitetit LGBTI ka bërë publike performancen e pergaditur nga AKA Thesaur me titull “Qou Rexho” të cilën e ka përpunuar duke u inspiruar nga pop artistja britanike, Lady Gaga, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë publike edhe idenë e artistit shqiptar AKA Thesaur  që jeton në Maqedoni.

Sipas vet artistit, ideja e përpunimit të kësaj kënge për të cilën thotë se e ka lidhur me kulturën etnike të cilës i takon.

“Njihuni me artistin shqiptar i cili po promovon kulturën Queer në anë të artit, AKA Thesaur, arsyeja pse e kom përpunua “këngën e Rexhes” që është e kompozume në formë korale nga Lorenc Antoni, është se e kam lidhe me kulturën etnike që i takoj. Po në performancen në vijim e kom krijuar si manifestim i identiteteve tjera që i posedoj, duke përfshi elemente nga pop culture edhe queer kulture, saktësisht, e inspiruar nga pop ikonave kryesore Lady Gaga, qe më ka inspiru sot të jem ky person që jam”, ka shkruar AKA Thesaur

Kënga “Qou Rexho” është kënduar nga Qamili i Vogël, ndërsa historia e kësaj këngës besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit. /Insajderi.com

Video: https://video.gjirafa.com/insajderi?video=versioni-gay-i-kenges-qou-rexho 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark