Rama tregon rëndësinë e reformës për SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama tregon rëndësinë e reformës për SHBA

    Insajderi
    09 July 2016 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Varshava ku ndodhet në Samitin e vendeve të NATO-s, Kryeministri Rama vlerëson rolin e Shqipërisë në NATO si dhe komentoi vizitën nesër në Tiranë të ndihmës sekretares së Shtetit Victoria Nuland.

    Sipas tij, ardhja e zonjës së “hekurt” të Uashingtonit është një tjetër sinjal i forte për shqiptarët se çfarë rëndësie i kushton Shtëpia e Bardhë, reformës në drejtësi.

    Rama tha se për reformën janë ende tek plani B, që nënkupton ecjen përpara me draftin në parlament.

    “Ardhja e zonjës së “hekurt” nga Uashingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë ose se çfarë humbim duke e votuar ose duke mos e votuar reformën në drejtësi”, tha Rama.

    “Jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur dhe për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por edhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e Shteteve të Bashkuara, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformën në drejtësi”, u shpreh Rama./TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark