Insajderi
Lajme

Agjenda e Victoria Nuland në Kosovë – cilët politikanë do t’i takojë?

Insajderi
09 July 2016 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, nesër do ta vizitojë Kosovën, por takimet me zyrtarët shtetërorë do i nis që nga mëngjesi, derisa pritet që Nuland të mos flasë për mediet kosovare.

Takimin e parë do ta ketë në ora 8:20 me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, takim ky që do të zhvillohet në ambientet e Presidencës.

Po ashtu duke filluar nga ora 8:50,  ajo do ta zhvillojë takimin e radhës me kreun e Kuvendit Kadri Veseli në ndërtesën e Kuvendit.

Takime tjera do të ketë edhe nga ora 9:25 me  kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në zyrën e kryeministrit, për ta përmbyllur më pas vizitën e saj me takimin që do ta zhvillojë në ora  10:15 me zv. Kryeministrin Brainimir Stojanoviq në ndërtesën e Qeverisë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark