Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës arreston shtetasin serb në Merdare

Insajderi
09 July 2016 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet kosovare i kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, Obren Angjelkoviqit, kryetarit të komunës paralele serbe të Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Serbe për Kosovën, duke e cilësuar ndalimin në pikën kufitare të Merdarës si tentim të autoriteteve të Prishtinës për ngritjen e tensioneve.

Arrestimin e një person të nacionalitetit serb në Merdare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, njofton Insajderi.

“Është arrestuar një mashkull serb pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme që dyshohet se i përkasin strukturave paralele serbe. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark