Deputeti shqiptar shqetësohet për fitimet nga koncerti i Chris Brown - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar shqetësohet për fitimet nga koncerti i Chris Brown

    Insajderi
    09 July 2016 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me të drejtë, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka ngritur një shqetësim në lidhje me koncertin e këngëtarit të famshëm që këndoi dje në një club në Durrës, Chris Brown.

    Parë nga këndvështrimi ekonomik, Braçe ngre një pikëpyetje në lidhjen me tatimet e këtyre evente, për të cilat do të dërgojë një letër zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    “Po lexoj për koncertin e Chris Brown në Durrës. Me thënë të drejtën, me bëjnë përshtypje çmimet, por për  tatimet. Një pyetje kam: A ishte kush nga tatimet për të vërtetuar xhiron dje në “koncertin”-parambledhjen e Chris Broën?”.

    “Do ta bëj pyetjen edhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme te Tatimeve për të kuptuar shpenzimin e djeshëm, faturimin dhe TVSH e deklaruar!”, shkruan Braçe.

    Ndërkohë që nga sa janë publikuar edhe në rrjetet sociale çmimi më i lartë i një tavoline në këtë koncert ishte 3 mijë euro. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark