Fytyrat prej bërlloku të të famshmëve - Insajderi
×
Kulturë

Fytyrat prej bërlloku të të famshmëve

Insajderi
13 February 2016 - 14:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jane Perkins është një artiste unike. Ajo mbledh mbeturinat ngado dhe bën art me to. Me to ka arritur të krijojë fytyrat e më të famshmëve.

Për të nuk është me rëndësi nëse dikush e vlerëson punën e saj si “bërllok”. Kjo për arsye se të gjitha punimet e saj janë të bëra nga mbeturinat e gjetura në shitoret e bamirësisë, pjesët e veturave të shitura dhe përreth shtëpisë së saj.

Duke përdorur mjete si pulla, bizhuteri të thyera dhe pjesë lodrash, Jane Perkins, nga Britania e Madhe, ka rikrijuar fytyrat e Barack Obamës, Mona Lisës dhe Marily Monroes si dhe piktura të ikonave botërore.

55 vjeçarja, doli me idenë e saj unike në vitin 2006, ku kërkoj materiale të ndryshme për ti ricikluar dhe më pas ti përdorte për art.

monro

mona liza


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark