S’janë përmbushur kushtet për funksionalizimin e gjykatave në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    S’janë përmbushur kushtet për funksionalizimin e gjykatave në veri

    Insajderi
    11 July 2016 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarja Jelena Krivokapiq dhe avokati Lubomir Pantiq në një diskutim publik të organizuar në Zveçan kanë vlerësuar se shtatori i këtij viti si afat i realizimit të Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin është i paarritshëm dhe tani flitet për 1 tetorin si datë e fillimit të punës në sistemin e integruar të gjyqësori kosovar.

    Gjykatës dhe avokatë serbë në një konferencë publike të mbajtur në Zveçan, e konsiderojnë tepër të vështirë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për sistemin e integruar të gjyqësisë në veri.

    Gjyqtarja Jelena Krivokapiq dhe avokat Lubomir Pantoviq kanë vlerësuar se shtatori i këtij viti si afat i realizimit të Marrëveshjes së Brukselit për gjyqësorin është i paarritshëm dhe tani flitet për 1 tetorin si datë e fillimit të punës së integruar në sistemin kosovar të gjyqësisë, shkruan Zëri.

    Ata kanë thënë se nuk janë krijuar kushte që gjyqtarët dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin kosovar të drejtësisë në këtë vit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark