Insajderi
Lajme

Kuvendi miraton 5 Shtatorin si ‘Ditë të bamirësisë – Nëna Terezë’

Insajderi
11 July 2016 - 12:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e bamirësisë – Nënë Tereza”. Deputetët e Kuvendit ia dhanë bekimin këtij propozimi me 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Të gjithë shefat e grupeve parlamentare e kanë përkrahur njëzëri këtë propozim që 5 shtatori të shpallet si ‘Ditë e bamirësisë – Nënë Tereza’.

Ky vit është shpallur edhe viti i Nënës Terezë për shkak Papa Francesku tashmë ka shpallur shenjtërimin e saj dhe ceremonia do të mbahet me 5 shtator./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark