Insajderi
Lajme

Kurti në Srebrenicë, merr pjesë në varrimin e 121 viktimave

Insajderi
11 July 2016 - 16:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e 21 vjetorit të masakrave dhe gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë.

Vetëvendosje ka njoftuar se ish-kreu i saj është ftuar në këtë ceremoni nga Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës, përkatësisht nga kryetarja Munira Subashiq, si dhe kryetari i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviq.

Atje, Kurti  ka marrë pjesë në varrimin e 121 viktimave në Potoçari të Srebrenicës ku deri më tani janë  varrosur 6.377 viktima.

kurti

Ish-kryetari i Lëvizjes gjatë qëndrimit në Bosnje  ka vizituar edhe shoqatat e familjarëve, ka bërë nderime te monumenti pranë varrezave esi dhe ka vendosur lule në kujtim të të vrarëve.

Ai shprehu solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe popullin boshnjak. /Insajderi.com

kurtia


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark