
Ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ia ka dorëzuar detyrën pasardhëses së tij, Dhurata Hoxha, e cila po ashtu vjen nga e njëjta parti, PDK-ja.
Me këtë rast tashmë ish-ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Hoxhës si lajm të mirë për Kosovën.
Zëvendëskryeministri i parë, Kuçi tha se në pozicionin e ri ministrja Hoxha do ta ngritë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ministrja e sapoemëruar e Drejtësisë, Dhurata Hoxha falënderoi ish-ministrin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve, si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ajo tha se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.