
Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani njoftoi se ka marrë konfirmimin për ndarjen e buxhetit për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë.
Rrahmani përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga janari i vitit të ardhshëm, specialistët do të mund të kenë angazhim të përhershëm në sistemin shëndetësor.
“Pas angazhimit disa mujor në evidentimin e specialistëve të papunë dhe gjetjen e mundësisë së angazhimit të tyre të përkohshëm, sot morëm konfirmimin se do të ndahet buxheti, për angazhimin e përkohshëm të specialistëve të papunë!Besojmë shumë se nga Janari 2017, mund të mendojmë për angazhim të përhershëm të tyre në sistemin tonë shëndetësorë. Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, në veçanti Kryeministrin Isa Mustafa”, ka pohuar Rrahmani
Një numër i specialistëve sot kanë protestuar para kuvendit të Kosovës me moton “duam punë”. Ka disa vite që ata kanë përfunduar specializimin mirëpo përpjekjet e tyre për tu punësuar kanë hasur në pengesa.
“Ata nuk po kanë mundësi që të tregojnë as aftësitë e tyre profesionale që i kanë marr gjatë specializimit të tyre”, thotë organizatorja e protestës Luljeta Durmishi Maqedonsi. /Insajderi.com