Ka vdekur ish-basketbollisti i Prishtinës, Demontez Sitt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka vdekur ish-basketbollisti i Prishtinës, Demontez Sitt

    Insajderi
    13 July 2016 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-basketbollisti i Prishtinës, Demontez Sitt, i cili me klubin nga kryeqyteti ka fituar Balkan Ligën dhe Sueprligën e Kosovës, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

    Lajmin e ka konfirmuar Sigal Prishtina përmes një komunikatë për media.

    “Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjecare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt”, njofton klubi i Prishtinës.

    “Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Tëitter, ‘Faleminderit Zot’”.

    “Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës. Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt”./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark