Njihuni me shpatën e “Game Of Thrones” - Insajderi
×
Kulturë

Njihuni me shpatën e “Game Of Thrones”

Insajderi
23 June 2018 - 16:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me siguri nuk është ide e mirë që të nevrikoseni me Natalia Lee.

Gruaja e vetme e cila punon shpatat për serialin e famshëm “Game Of Thrones”, ajo kujdeset për të gjitha armët, nga të voglat e deri tek gjigantët, që paraqiten në këtë serial.

Ajo gjithashtu është paraqitur në rolin e Chella në sezonin e parë.

“Zakonisht më kanë thënë se gratë nuk duan ta shohin atë apo nuk ju pëlqen të bëjnë këtë. Është shumë neveritëse. Ne jemi të afta të merremi me armë, unë ju kam treguar se mund t’i menaxhoj të gjitha” është shprehur australiania.

“Game Of Thrones” do të publikojë sezonin e radhës dhe të fundit në vitin 2019.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark