Një librari antike ku librat ende lidhen me zinxhirë - Insajderi
×
Kulturë

Një librari antike ku librat ende lidhen me zinxhirë

Insajderi
19 July 2018 - 11:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga Çitadeli në “Gjueti fronesh” te Kamar-Taj në “Doktor Strejnxh”, librat antikë të kyçur në rafte kanë hyrë sërish në kulturën popullore.

Në fakt, këto biblioteka të kyçura kanë ekzistuar vërtet.

Në Mesjetë librat ishin më të rrallë dhe lidhja e tyre me zinxhirë në rafte ishte një gjë e zakonshme dhe një sistem efikas sigurie në libraritë e Europës.

Biblioteka më e madhe, ku librat ende mbahen të lidhur me zinxhirë, është në katedralen Hereford në Britaninë e Madhe. Biblioteka është rindërtuar ekzaktësisht siç ka qenë 500 vite më parë dhe librat mbahen në zinxhirët e tyre origjinalë.

Në këtë librari gjenden 229 dorëshkrime mesjetare, ende të lidhura me zinxhirë nëpër rafte.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark