Kërkohet parandalimi i rrënimit të një objekti historik në Prizren - Insajderi
×
Kulturë

Kërkohet parandalimi i rrënimit të një objekti historik në Prizren

Insajderi
26 July 2018 - 14:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata “Ec ma ndryshe” përmes një reagimi ka kërkuar që të parandalohet rrënimi i një ndërtese të vjetër në rrugën “Bajakli” në Prizren.

Ky është reagimi i plotë: 

Sot në terren është vërejtur që kulmi i ndërtesës që gjendet në rrugën “Bajrakli” ka filluar të shembet. Kjo ndërtesë gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, që sipas Ligjit Nr. 04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Kjo ndërtesë e banimit posedon vlera të trashëgimisë kulturore dhe paraqet një nga tipet karakteristike të arkitekturës së banimit të qytetit. Ndërtesa në fjalë, strukturalisht është në gjendje mesatarisht të dëmtuar dhe rrënimi i kulmit mund të ketë pasoja të pakthyeshme për ndërtesën.

EC Ma Ndryshe konsideron se duhet reagim urgjent nga Inspektorati i Komunës së Prizrenit dhe Ministrina e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë që të parandalohet një rrënim i mundshëm dhe të ndërmerren masa preventive për sanimin e gjendjes.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark