Insajderi
Botë

“Krizë demokratike” – rrjetet sociale duhet shtrënguar

Insajderi
28 July 2018 - 09:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një “krizë demokratike” për shkak të përhapjes së “pikëpamjeve të dëmshme” dhe manipulimit të të dhënave personale, paralajmëron komisioni parlamentar, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Komiteti për Kulturë, Media, Rrjete Sociale dhe Sport po heton dezinformatat dhe lajmet e rreme pas skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

Në raportin e saj të parë ajo do të sugjerojë që kompanitë e mediave sociale duhet të përballen me një rregullim më të rreptë.

Gjithashtu komiteti propozon masa për të luftuar ndërhyrjen e zgjedhjeve.

Raporti paralajmëron se “synimi i pamëshirshëm i grupeve hiper-partiake, që luajnë me frikën dhe paragjykimet e njerëzve, në mënyrë që të ndikojnë në planet e tyre të votimit” është një kërcënim për demokracinë.

Raporti i komisionit duhet të publikohet zyrtarisht të dielën./ Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark