Ministri Bytyqi ngushëllon familjen Lumi - Insajderi
×
Kulturë

Ministri Bytyqi ngushëllon familjen Lumi

Insajderi
30 July 2018 - 12:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka ngushëlluar familjen e Bekim Lumit me rasatin e vdekjes së tij.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe artistit tonë të madh, Bekim Lumi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Bytyqi.

Ai ka thënë se vdekja e Lumit është humbje e madhe për gjeneratat e reja.

“Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë ka humbur një nga njerëzit më të përkushtuar për përgatitjen e gjeneratave të reja, ashtu siç ka humbur edhe kultura një njeri të madh që na përfaqësoi denjësisht në botë me veprat e tij”, thuhet më tej aty.

“Bekim Lumi do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë kolektive si njeri me vlera, si mësimdhënës e regjisor. Vepra e tij do të vazhdojë të na bëj krenarë! Prandaj, pranoni ngushëllimet e mia dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë! Pushoftë në paqen e përjetësisë, Bekimi ynë!”, ka përfunduar telegrami i ngushëllimit të ministrit Bytyqi./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark