Sopranoja Besa Llugiqi me rol kryesor në operën “La traviara” në Bullgari - Insajderi
×
Kulturë

Sopranoja Besa Llugiqi me rol kryesor në operën “La traviara” në Bullgari

Insajderi
04 August 2018 - 16:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Solo këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare dhe njëherazi sopranoja Besa Llugiqi, vazhdon të ngjitet në skenat më prestigjioze botërore, pas një pushimi të shkurtër nga skena, për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj, Luna.

Kësisoj, dje në sheshin kryesor të qytetit Vidin, në Bullgari, ka mbretëruar një atmosferë e jashtëzakonshme pranë lumit Danub, është shfaqur opera e mrekullueshme “La traviata”, ku protagoniste ishte vet sopranoja, shkruan Radio KFOR.

“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme, pas një pushimi të shkurtë dhe të bukur me Lunën time të vogël, me shumë vullnet po rikthehem në rolin kryesor të Traviatas. Jam e rrethuar me njerëz dhe shoqëri të mirë, me një produksion fantastik. Do të këndoj përkrah Ivailo Mihailov -tenor në rolin e Alfredos dhe Ivan Kabamitov në rolin e Zhermos, u shpreh e kënaqur sopranoja Llugiqi.

Dirigjent i shfaqjes “La traviata”, është Vladimir Boshnakov, kurse regjisor është Ognian Draganof.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark