Aktorja e njohur kosovare në videoklipin e Massive Attack - Insajderi
×
Kulturë

Aktorja e njohur kosovare në videoklipin e Massive Attack

Insajderi
29 July 2016 - 12:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja e njohur nga Kosova, Arta Dobroshi, është protagonist në videoklipin e këngës më të re të grupit Massive Attack të quajtur Come Near Me (Eja Pranë Meje)

Videoklipi interesant i regjisorit Ed Morris është xhiruar në Hove, dhe përveç Dobroshit, aty luan edhe aktori britanik Jonathan Aris.  Të dy aktorët janë një çift në një marrëdhënie të vështirë mes vete.

Regjisori Morris ka thënë se ideja për videon i ka ardhur me të dëgjuar këngën.

“Kur jeni duke kaluar nëpër kohë të vështirë emocionalisht, bota rreth jush duket sureale,” ka shpjeguar regjisori, shkruan Dazed Digital.

Arta Dobroshi ka fituar cmime ndërkombëtare ndërsa ishte vlerësuar për rolin e saj në filmin Heshtja e Lornës./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark