Elina Duni - "Këngë të dashurisë dhe mërgimit" në Anibar - Insajderi
×
Kulturë

Elina Duni – “Këngë të dashurisë dhe mërgimit” në Anibar

Insajderi
10 August 2018 - 19:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar.

Me tingujt e saj unik të gërshëtimit te tradicionales dhe jazzit,  këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar.

Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese.

Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kurreshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës.

Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkangjitet gitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez.

Performansa e Luft përmban oshëtime të Afrikes Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.

Peroformanca mbahet më 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark