Kompanitë franceze të interesuara për Brezovicën - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Kompanitë franceze të interesuara për Brezovicën

    Insajderi
    02 August 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, MarseyDaviet.

    Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren Daviet rreth punës që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ajo ia shpjegoi ambasadores për rrjedhën e shumë projekteve në të cilat po punohet duke u fokusuar në veçanti rreth politikave nxitëse që po përpiqet t’i krijojë Qeveria për tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja direkte nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare.

    Në anën tjetër, ambasadorja Daviet u interesua në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike. Ajo shprehu mbështetjen e qeverisë franceze për miratimin e këtij ligji duke theksuar se ky ligj është i rëndësishëm sepse do të reduktonte kohën dhe barrierat për kompanitë e mëdha që ato të investojnë në Kosovë.
    Ndërsa sa i përket projektit të Brezovicës, ambasadorja Daviet, tha se ky projekt është duke u shikuar me interesim të lartë nga shumë kompani franceze dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së Francës që të punojë së bashku me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për ekonominë e vendit të realizohet në një të ardhme të afërt./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark