Nik Xhelilaj, pjesë e serisë turke “Nefes, nefese” - Insajderi
×
Kulturë

Nik Xhelilaj, pjesë e serisë turke “Nefes, nefese”

Insajderi
25 August 2018 - 08:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nik Xhelilaj padyshim se është një emër i njohur për kinematografinë shqiptare.

Aktori ka pasur rastin të luajë në filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, përfshirë edhe në atë “Alive” të regjisorit Artan Minarolli, ndërsa ka provuar edhe tregun e huaj, e sidomos atë gjerman, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Ndërkaq, kohëve të fundit aktori është i angazhuar mjaft shumë edhe në kinematografinë e Turqisë.

Më saktë, aktualisht ai është duke luajtur në një prej serialeve shumë të suksesshme atje të titulluar, “Nefes, nefese”, i cili po transmetohet po ashtu në një prej televizioneve kryesore siç është “STAR TV”.

https://www.youtube.com/watch?v=C4FLQTPuo7c


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark