Hardh Fest promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë - Insajderi
×
Kulturë

Hardh Fest promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë

Insajderi
04 September 2018 - 14:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellur në Kosovë artistë të njohur botërorë.

Legjenda botërore e muzikës Rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe sapo ka vendosur në faqen zyrtare të tij performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – me datën 8 Shtator.

Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.

Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj Nwe.

Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello.

Ndërsa, më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.

Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle.

*Të bashkangjitur mund ta gjeni edhe postimin e Kee Marcello:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark