Lejohet likuidimi për shoqatën 'Auto Moto’ dhe KB ‘Vitomirica’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Lejohet likuidimi për shoqatën ‘Auto Moto’ dhe KB ‘Vitomirica’

    Insajderi
    11 August 2016 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me çka mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për ndërmarrjen shoqërore “Shoqata AutoMoto”, me seli në Prizren dhe për Kooperativën Bujqësore “Vitomirica”, me seli në Vitomiricë të Komunës së Pejës.

    Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për dy ndërmarrjet, ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh/KB të lartcekura.

    Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtyre aktvendimeve dhe pas kalimit të këtij afati këto aktvendime bëhen të plotfuqishme dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këto dy subjekte AKP do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark