BE paralajmëron rrjetin social Facebook për sanksione - Insajderi
×
Teknologji

BE paralajmëron rrjetin social Facebook për sanksione

Insajderi
20 September 2018 - 14:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarja e Komisionit Evropian (BE) përgjegjëse për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Vera Jourova, ka paralajmëruar se rrjeti social Facebook mund të përballet me sanksione në rast se nuk i përmbahet rregullave të BE-së për konsumatorin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në komisionin e BE-së në Bruksel, Jourova ka njoftuar se rrjeti social Facebook duhet të rregullojë kushtet e përdorimit në përputhje me kushtet e BE-së për konsumatorin.

Në lidhje me bisedimet për këtë çështje që vazhdojnë mes rrjetit social Facebook dhe BE-së, ajo theksoi se kanë ardhur në “pikën e fundit të durimit”.

“U bëj thirrje përfaqësuesve të konsumatorit për sanksione në mënyrë të shpejtë kundrejt kompanisë nëse ajo deri në fund të vitit nuk zbaton plotësisht ndryshimet e kërkuara. Këto bisedime vazhdojnë që prej një kohe të gjatë. Tani në vend të fjalëve është koha për veprim”, tha Jourova.

Facebook në muajin prill bëri ndryshime në kushtet e përdorimit. Komisioni i BE-së pretendon se disa nene në kushtet e përdorimit përmbajnë prezantime deformuese rreth shërbimeve të Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark