Amazon dhe Microsoft do të hapin qendra të inteligjencës artificiale në Shanghai - Insajderi
×
Teknologji

Amazon dhe Microsoft do të hapin qendra të inteligjencës artificiale në Shanghai

Insajderi
22 September 2018 - 09:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Multinacionalet teknologjike Amazon dhe Microsoft, përveç atyre kineze si Alibaba dhe Baidu njoftuan se do të hapin qendra të zhvillimit të inteligjencës artificiale në qyetin e Shanghait.

Këto njoftime u zyrtarizuan në koferencën botërore mbi inteligjencën artificiale që nisi të hënën në Shanghai me ndihmën e sipërmarrësve kryesorë nga sektori teknologjik kinez dhe nga përfaqësues të multinacionaleve nga e gjithë bota.

Amazon do të krijojë perlën e lindjes të quajtur AWS AI, një qendër e kërkimit që do t’u japë klientëve të vet kinezë mundësinë e lëshimit të aplikimeve të fokusuara mbi mësimin e makinave.

Microsoft do të hapë  një qendër të fokusuar në shndrrimin e inteligjencës artificiale në aplikime praktike.

Llogaritet që industria e lidhur me inteligjencën artificiale qarkullon vetëm në Shanghai, qendrën kryesore ekonomike të Kinës, më shumë se 10 300 milionë dollarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark