Wade Goodard ishte ndër fotoreporerët e parë që arriti në Kosovë gjatë viteve të luftës 1998-1999. 20 vite më pas ai ka botuar një libër me fotografi ku tregohet tmerri i përjetuar nga shqiptarët e Kosovës gjatë kohës së luftës.
“Lufta e Kosovës” titullohet libri i tij, brenda së cilit ka imazhe e fotografi që më herët nuk janë publikuar.
Ai kishte mbërritur në Kosovë në mëngjes, dhe ishte dëshmitar i një vrasje masive. Me aparatin e tij fotografoi trupa të shtrirë në tokë, të cilët ishin vrarë nga serbët.
Ai rrëfen për mediat e Zelandës së Re përjetimet e tij gjatë asaj kohe, transmeton Gazeta Insajderi.
“Ishte diçka aq e keqe sa nuk mund të përqendrohesha. Unë vetëm e ngrita aparatin dhe e shtypja për të bërë fotografi. Kam kaluar shumicën e kohës i ulur në një pyll, duke u ulur në një pemë dhe duke parë tmerrin e luftës”, thotë fotoreporteri Goddard.
Ai ishte njëri nga fotografët e parë të huaj që arritën në vendin e luftës.
Libri i tij tregon për luftën që nisi që nga shkurti i vitit 1998 deri në qershor 1999. Dokumentohen vrasjet, vuajtjet e ikjet e shqiptarëve nga tokat e tyre.
Goddadr mbuloi luftërat si një fotograf i pavarur i Reuters, The New York Times dhe Newsweek.
“Nëse i kuptojmë përgjigjet dhe pasojat e konfliktit të armatosur, ndoshta do t’i shtynim udhëhqeësit tanë të përpiqeshim më shumë për ta shmangur luftën. Mendoj se imazhet e tilla mund të ndihmojnë në ndryshimin e rrjedhës së historisë njerëzore”, deklaron fotoreporteri.
Goddard vlerëson se Lufta në Kosovës ishte e ndryshme nga konfliktet tjera në rajon, pasi UÇK-së kryesisht bëri një luftë guerile.
“Bosnja ishte një luftë dhe Kroacia gjithashtu ku linjat ishin të forta. Ejani në vijat e frontit dhe nuk mund të shikoni prapa. Por në Kosovë nuk kishte linja të vërteta frontale”, thotë ai.
Wade Goddard kishte bërë punën e fotografit edhe në masakrën e Srebrenicës në Bosnje. /Insajderi.com