Nata e parë e Ligës së Kampionëve për vitin 2016, ka sjell dy fitore të ekipeve vendase. Paris SG-ja ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-1, ndërsa Benfica po ashtu me rezultat minimal 1-0, ka mposhtur skuadrën ruse, Zenit.
Heronjtë e kësaj nate ishin Cavani dhe Jonas. Cavani shënoi në minutën e 78’ të takimit për t’i dhuruar skuadrës parisiene fitoren, pasi më parë John Obi Mikel kishte barazuar rezultatin, me Ibrahimovicin që kishte shënuar i pari në minutën e 39’ të takimit nga gjuajtja e lirë.
Në sfidën e zhvilluar në “Da Luz” të Lisbonës, u zhvillua një sfidë shumë taktike e cila u zhbllokua vetëm në minutën e 90’ të takimit me golin e brazilianit Jonas, që i jep siguri Benficas para duelit të ardhshëm që zhvillohet në Rusi, pas dy javësh.
Sfidat e turit të dytë për këto skuadra do të zhvillohen pas dy javësh, vetëm se do të zhvendosen në ditën e mërkurë.