Serbia tërhiqet nga festivali "Balkanika Folk"- shkak ngritja flamurit të Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Serbia tërhiqet nga festivali “Balkanika Folk”- shkak ngritja flamurit të Kosovës

Insajderi
27 September 2018 - 14:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria është mikëpritsja  e festivalit “Balkanika Folk”, mirëpo në festival ishte e paraparë të marrin pjesë 11 ansamble nga i gjithë Ballkani dhe dy të tjera, të Arbëreshëve e Italisë dhe atij të Polonisë.

Mirëpo, mysafirët nuk u mblodhën në numër sa ishin ftuar, kjo sepse Serbia kishte mohuar pjesëmarrjen në një organizim në të cilin ngrihet edhe flamuri i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Madje, Ambasada e Serbisë në Tiranë kishte kërkuar nga organizatori të mos e lejojnë ngritjen e flamurit kosovar, nëse duan që ansambli nga Serbia të marrë pjesë në festival.

Organizatori i këtij festivali, producenti Sokol Gunga, po e konsideron këtë kërkesë absurde dhe në kundërshtim me parimet e artit.

Edhe pse Serbia i largoi artistët e vetë nga gara, Gunga kishte kërkuar që ata të qëndrojnë së paku për ta ndjekur festivalin nga afër.

“Artistët serbë ishin të mrekullueshëm, artistë të vërtetë, kërcimtarë të jashtëzakonshëm dhe pse jo nëse do të ishin në garë, mund të ishin edhe pretendent edhe për çmimin e madh qe e fitoi Bullgaria”, ka shkruar producenti në reagim.

Ai ka shtuar se politika nuk duhet të fusë hundët në art sepse arti nuk njeh kufij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark