‘Kur hana del’ shfaqet sot premierë në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    ‘Kur hana del’ shfaqet sot premierë në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

    Insajderi
    01 October 2018 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Premiera e shfaqjes “Kur hana del” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit jepet sot, në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt.

    Shfaqja do të ketë edhe dy repriza, nesër dhe pasnesër.

    Ngjarja e kësaj shfaqje vendoset në një qendër psikiatrike në Kosovë.

    Drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve, derisa në fund mbyllet me një akt tragjik.

    Ne shfaqje luajnë: Ali Krasniqi, Edona Berisha-Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresa Gashi, Ekrem Jakupi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark