Nga Berlini në Odën e Prishtinës - techno rebelim - Insajderi
×
Kulturë

Nga Berlini në Odën e Prishtinës – techno rebelim

Insajderi
05 October 2018 - 12:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes lëvizjeve dhe vibrimeve muzikore, ngjarja e 12 tetorit në Teatrin “Oda” mëton të fusë audiencën në një udhëtim që do t’i kthejë në fillet e origjinës, kur njerëzit mblidheshin në rituale, si formë rebelimi ndaj formave dhe autoriteteve.

SARIN është artisti që do të vijë për të performuar në teatrin Oda direkt nga skena e night clube-ve të Berlinit. Në performancat e tij, SARIN kombinon elemente të muzikës industriale, EBM dhe nuanca të errëta të tekno, wave dhe të tjera.  Ai u bë figurë dominuese në klubet e Berlinit, prej nga sjell atmosferën errët të tingujve me të cilët do të na shtyjë në një gjendje deliri.

Performuesit e tjerë që do të jenë pjesë e eventit, janë: MINDBEND (FREKUENC), NART (HYPERLOOP) dhe RINOR HOTI (INS CULTURE)

Ngjarja organizohet nga Hyperloop, një grup të rinjsh që organizojnë evente, kryesisht të muzikës elektronike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark