Fotografia në vlerë 1 milion dollarë shkatërrohet pas ankandit - Insajderi
×
Kulturë

Fotografia në vlerë 1 milion dollarë shkatërrohet pas ankandit

Insajderi
08 October 2018 - 11:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografia e autorit misterioz Banksy u shit në një ankand në Londër për 1 milion dollarë.

Megjithatë, ajo që tronditi të pranishmit ndodhi disa sekonda pas përmbylljes së ankandit kur fotografia e titulluar “Vajza me balonë”, rrëshqiti nga korniza.

Pjesëmarrësit u habitën kur vunë re se piktura ishte shkatërruar pasi kishte qenë e prerë në copa me shirita.

Fotografia u largua shpejt dhe siç raporton Guardian britanik, bëhej fjalë për një mahi të pakripë të autorit të fotografisë.

Instruktorët pohojnë se pas kësaj “performanca” e fotografisë së bërë me sprej do të ketë vlerë më të lartë, duke marrë parasysh se origjinali i saj është i paprekur.

Një piktor anonim në profilin e tij në Instagram publikoi një video që u bë hit në rrjetet shoqërore.

Nuk dihet nëse autori ishte në sallë gjatë ankandit, ose ai kishte “spiun” në mesin e blerësve në ankand.

 

https://www.instagram.com/p/BomXijJhArX/?taken-by=banksy


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark